‘New Start’, sekuestrohen 11kg marijuanë dhe armë, arrestohen dy persona

448
Një sasi prej 11,4 kg lëndë narkotike marijuanë si dhe 237, 2 gr farë e bimëve narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Shkodrës. Operacioni i koduar “New Start”, bëri të mundur arrestimin e dy shtetasve dhe shpalljen në kërkim të një personi të tretë. Në pranga përfunduan Ndrek Lacuku, si dhe Franc Toma, 30-vjeç, banues në Shkodër, ndërsa është shpallur në kërkim 25 vjeçari me iniciale K.L. Atyre iu gjetën edhe një armë zjarri e tipit pistolete Jugosllave, model 57 dhe 13 copë fishekë pistolete 9 mm, dhe 6 copë fishekë pistolete model 54, një dylbi pushke snajper, një radio marrëse-dhënëse, si dhe një elektrik elektroshok, si dhe një automjet tip Ford. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë ditën e djeshme (1 shtator), pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre ku u gjetën materialet e sekuestruara.
Sigal