Nëna shqiptare terrorizon shkollën, i ngul thikën tri herë në bark mësueses që i qortoi të bijën

493
Sigal

Një nënë ka therur mësuesen e vajzës së saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shkollën “7 marsi” në Prishtinë, teksa 38-vjeçarja me inicialet B.D., ka ardhur me thikë në shkollë për t’u përballur me mësueses Vlora Paci, pasi kjo e fundit i kishte qortuar vajzën.

Dëshmitarë kanë qenë nxënës të klasës së gjashtë që ishin paralel me klasën ku ndodhi plagosja. “Kemi kaluar traumë. Dëgjuam të bërtitura. Gruaja tha se nuk donte që askush t’i thoshte vajzës së saj se si t’i bënte detyrat. Vetëm kur pamë që ajo nxorri thikën nga krahu i trikos dhe ja nguli në bark. Nxënësit  e klasës dolën të tmerruar nga dritarja,”– shprehen ata.

Ndërkohë kjo ngjarje ka tronditur të gjithë qytetin. Edhe vetë familjarët e nënës së nxënës së klasës së parë kanë mbetur të shokuar. Bashkëshorti i saj nuk ka pranuar të flasë për kamerat, por e ka mohuar që gruaja e tij të jetë me problem mendore.

38-vjeçarja është larguar pasi theri tre herë me thikë mësuesen, por policia e ka arrestuar atë pak orë më vonë.