Nëna e dy fëmijëve që u vra nga vjehrri, dhunohej vazhdimisht nga vjehrra

475
Vera Tota u vra mëngjesin e të mërkurës në Zhejë të Kurbinit nga vjehrri i saj, mirëpo detaje të reja kanë dalë në dritë pas kësaj.
Familjarët e gruas, nënë e dy fëmijëve 10 dhe 15-vjeç kanë thënë se ajo rrihej vazhdimisht dhe nga vjehrra.
Ata kanë treguar se fëmijët kanë qenë në gjumë në momentin që viktima është goditur me levë në pjesën e kokës në oborrin e shtëpisë. Vera Tota ka pasur fillimisht një sherr verbal, pasi dy prindërit e bashkëshortit e akuzonin se nuk u shërbente, pohojnë të afërmit, dhe më pas grindja ka degjeneruar me dhunë, ku vjehrri 75 vjeç Ndoc Tota, pasi e ka ndjekur për disa metra në oborr, ka marrë një levë dhe e ka goditur disa herë.
Ajo ka humbur jetën në vend, ndërsa autori i dyshuar ka tentuar të largohet, por është kapur menjëherë nga policia, që u njoftua nga fqinjët e viktimës.
41 vjeçarja prej disa kohësh punonte si sanitare në një shkollë 9-vjeçare të zonës, ndërsa bashkëshorti si roje nate në një objekt privat.
Prindërit e bashkëshortit kishin tentuar ta vrisninnjë vit më parë dhe për këtë arsye çifti së bashku me dy fëmijët ishin shpërngulur në qytetin e Laçit. Pasi u duk se marrëdhëniet me nusen ishin stabilizuar, familja e re ishte kthyer sërish tek prindërit.
Sigal