Në Xhaminë e Tususit në Prizren vidhen lekët e bamirësisë

400
Një shumë prej 400 eurosh është vjedhur nga xhamia e Tususit në Prizren. Policia e Kosovës përmes një komunikate thotë se informatën e kanë pranuar nga myezini i Xhamisë së Tususit. Myzeini ka treguar se hajnat kanë thyer arkën ku ruheshin paratë e bamirësisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë vonë dhe sipas hetuesve të cilët kanë kryer hetimet nuk ka të dyshuar gjer më tani. Në komunikatë thuhet se Policia po punon për zbardhjen e rastit.
Sigal