Në protestë punëtorët e by pass-it të Levanit, 5 muaj pa marr rrogat

477
Qindra punonjës të by pass-it të Fierit dhe 12 firmave nënkontraktore nuk janë paguar për 5 muajt e fundit të vitit 2014. Për këtë arsye ata protestuan të hënën para zyrave të kompanisë italiane “Serenisima” për të kërkuar shlyerjen detyrimeve dhe kërkuan ndërhyrjen e shtetit për të zgjidhur problemin.  Punimet për by pass-in e Fierit u ndërprenë që në muajin shkurt, ndërsa punonjësit nuk kishin marrë pagat që nga muaji shtator. Shkak i konfliktit mes firmes fituese për ndërtimin e kësaj vepre dhe asaj nënkontraktore mbetet i paqartë. Firma fituese pretendon se i ka shlyer detyrimet ndaj kompanisë zbatuese, ndërsa kjo e fundit e mohon një fakt të tillë. Sipas perfaqësuesve të CAE, gjykata ka vendosur shlyerjen e detyruar të pagesave, por llogaritë bankare të punonjësve të firmës fituese janë bosh, çka e bën të pamundur ndërhyrjen përmbarimore.
Sigal