Në pranga dy vëllezërit Gjoka, i vodhën florinjtë italianëve

609
Në prangat e policisë italiane kanë rënë dy vëllezër shqiptar të akuzuar për vjedhje.Sipas mediave italiane dy të rinjt janë arrestuar në qytetin Predazzo pasi gjatë ditëve të fundit, kishte ndodhur një seri vjedhjesh në këtë zonë, sidomos në banesat private dhe në vendet publike.
Vjedhja e fundit e shqiptarëve ishte natën e ndërrimit të viteve, mbrëmjen e 31 Dhjetorit 2015. Policia intensifikoi punën për të zbuluar dhe arrestuar autorët. Gjatë kontrolleve nëpër qytet, autoritetet gjetën të fshehur furgonin që përdorej për rastet e vjedhjeve.
Nga hetimet, u zbuluan edhe dy vëllezërit shqiptarë, Besnik Gjoka i lindur në vitin 1989 dhe Dorjan Gjoka i lindur në vitin 1995. Në furgonin e tyre u gjetën dhe u sekuestruan disa bizhuteri argjendi dhe ari, të cilat ishin të vjedhura. 
Sigal