Në pranga babai i autorit të vrasjes në Bathore

457
Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të premte, 2 persona të cilët dyshohen se kanë lidhje me ngjarjen e ndodhur në Bathore, dy ditë më parë, ku si pasojë e një konflikti me armë zjarri, 2 kushërinj mbetën fillimisht të plagosur, ndërsa një ditë më vonë, njëri prej tyre (Valter Kolaveri) humbi jetën në spitalin e Traumës në kryeqytet.
Po ashtu policia ka sekuestruar edhe armën e krimit, pistoletë tip TT. Burime nga policia bëjnë me dije se të arrestuar janë 55-vjeçari Xhelal Daci, babai i autorit të dyshuar të krimit, i cili dyshohet se ka fshehur armën me të cilën djali i tij Elson Daci i cili është shpallur në kërkim, qëlloi dy kushërinjtë si dhe Krenar (Ezel) Baja, 25 vjec, banues në Tiranë, që dyshoet se ka ndihmuar autorin të largohet nga skena e krimit.
Po ashtu ka nisur procedimi penal dhe për një person të tretë me inicialet Q.M, 71 vjeç nga Tirana. Arma pistoletë tipTT u gjet në vendin e quajtur “Ura e Zgafnarit” në Bathore.
Dy ditë më parë, mbrëmjen e së mërkurës dy të rinjtë Valeter Kolaveri dhe Bashkim Kolaveri kushërinj me njëri-tjetrin mbetën të plagosur si pasojë e një konflikti me armë zjarri në një lokal në qëndër të Bathores.
Konflikti dyshohet se ndodhi për shkak se të tre personat ishin pjesë e një grupi që kontrabandonte njerëz drejt Anglisë, ndërkohë policia ka shtruar si pistën kryesore të hetimit “prishjen e hesapeve mes tyre”.  
Sigal