Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme u vra 1 person dhe u plagosën 2 të tjerë. Nuk dihen motivet dhe vrasësit

404
Sigal

Masakër mbrëmë në ish-Bllok,  mbetet një i vrarë dhe 2 të plagosur

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në lokalin “Solomon” ndodhi një masakër. Në rrethana, ende të pazbardhura deri në orët e vona, ka ndodhur një shkëmbim zjarri, ku mbetën të vrarë Riges Gaxha dhe të plagosur Ervis Martinaj dhe Redi Popesku. Të plagosurit janë në spital jashtë rrezikut për jetën. Burime  për gazetën “Telegraf” bëjnë me dije se se vrasja ndodhi rreth orës 21.50,  kur këta persona po hanin darkë. Nuk dihen ende rrethanat e vrasjes, pasi nuk përjashtohet mundësia që të ketë pasur një sherr mes tyre. Martinaj ka qenë oficer policie, por u largua pas operacionit të policisë kundër lojërave të fatit për dekonspirim.