Në makinën plot me heroinë e kokainë, si u kap “mat” në Greqi shqiptari me rumunen

477
Dy shqiptarë dhe një rumune janë arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në një aksion të policisë greke të zhvilluar në Artë e Janinë.
Mësohet se në Janinë është kapur mat një 29-vjeçar që lëvizte brenda një makinë të mbushur me heroinë e kokainë, ndërsa pasagjere kishte një shtetase rumune edhe ajo e arrestuar.
Brenda mjetit ku u kap 29-vjeçari dhe 38-vjeçarja, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur nga policia greke për arsye hetimi, u gjetën gjysmë kg heroinë (455 gram) dhe 54.2 gram kokainë.
Sakaq në një tjetër operacion të policisë në Artë siç mësohet se u kap një tjetër shqiptar 24-vjeçar me 21 kg 707 gram marijuanë në makinë.
Sigal