Në konflikt prej kohësh me 63-vjeçarin, vlonjati i bie me levë hekuri kokës, arrestohet

118
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 37-vjeccar për plagosjen e një 63-vjeccari me të cilin ishte në konflikt prej kohësh.
Në pranga është vënë Elton Zotaj, 37 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ditën e djeshme, në lagjen ”Lef Sallata”, ka goditur me një levë hekuri, për motive ende të paqarta, duke e lënë të dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin M.M., 63 vjeç.
Policia ka bërë menjëherë arrestimin e tij me qëllim parandalimin e ndonjë ngjarje të rendë kriminale sepse ka shfaqur rrezikshmëri shoqërore duke e kanosur edhe herë të tjera shtetasin M.M.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.