Në kërkim për tentativë vrasje, kush është shkodrani i arrestuar

406
Sigal

Nje 48 vjeçar ka rene ne prangat e policise se Shkodres, pasi ishte denuar me 16 vite burg për “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Burime zyrtare thane se behet fjale per Dedë Lufaj, banues në fshatin Vuksanaj.

NJOFTIMI I POLICISE
Kontrolle të befasishme në lokale, ambiente dhe në akset rrugore. Kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo të ftohta si dhe për kapjen e personave në kërkim.

Kontrollet nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Forca e Posaçme “Shqiponjat”, efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër. Gjate kontrolleve Policia kap dhe ndalon një person të shpallur në kerkim, i dënuar me 16 vite burg.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, pas një pune të mirëorganiziar nga forcat e policisë të D.V.P Shkodër, në fshatin Vuksanaj, Shalë, në një zonë të pyllëzuar në afërsi të banesës, është bërë e mundur kapja e personit në kërkim, shtetasit:

Dedë Lufaj, banues në fshatin Vuksanaj, Shkodër

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendim nr. 155 (664), datë 18.02.2016 ka lënë në fuqi vendim nr. 565, datë 16.10.2017, nga Gjykata e Apelit Shkodër, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 16 vite burg për veprën penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 78/1-22 e 278/4 të Kodit Penal,

Ky shtetas me datë 04.07.2014 në lagjen Dedaj, fshati Vuksanaj-Shalë, Shkodër, ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të shtetasve N. L., Z. L. dhe Sh. L.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.