Në kërkim për plagosje, kush është i riu nga Kukësi i arrestuar (EMRI)

35
Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kukësit pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Elvis Marku.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 09.03.2018, specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur kërkim, konkretisht:
-Elvis Marku, 21 vjeç, banues në fshatin Gurrë, Kukës.
Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës, me shkresë Nr.1426/1, datë 11.09.2017, ka dërguar urdhër për ekzekutimin e Vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, me nr.128, datë 11.09.2107, e cila ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë”, parashikuar nga neni 88/1 të Kodit Penal.