Në kërkim për përdhunim, arrestohet Zani Çaushi i Korçës

421
Policia e Korçës ka arrestuar sot një 30 vjeçar, pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë. Personi i arrestuar është Zani (Sazan) Çaushi, 30 vjeç, banues në fshatin Bulgarec-Korçë.
“Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendim nr 42, datë 10.11.2016, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale: “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” parashikuar nga neni 102 i Kodit Penal” theksoi policia.

Veprimet e mëtejshme proceduriale lidhur me këtë rast, do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat.
Sigal