Në kërkim për kultivim droge, pranga lazaratasit të dënuar me 3 vite burg (Emri)

451
Një 50-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, ka rënë në pranga.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Ali Basha, banues në fshatin Lazarat të Gjirokastrës ishte dënuar me 3 vjet dhe 6 muaj burgim për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

NJOFTIMI I POLICISË
Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 3 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:
Ali Basha, 50 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, pasi:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, ka lëshuar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, e cila e ka dënuar me 3 vjet dhe 6 muaj burgim për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284/1 i Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Sigal