Në kërkim për “kanosje” e “trafik droge”, dy të arrestuar në Tiranë (EMRAT)

506
Policia e Tiranës ka arrestuar sot dy persona, njëri i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar për trafik droge në Itali, ndërsa për tjetrin është dhënë masa arrest me burg “për shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës, për dhënie pasurie”. Ata janë Luen Guri dhe Nikolin Doda.
Arrestimi i Luen Gurit, 39 vjeç u bë nga Shërbimet e Seksionit të Kërkimit pranë Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale & Kerkimit, dhe shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqesore Italiane te Asti, kanë lëshur urdhër arresti Nr. SIEP 195/2017, datë 24.10.2017, dhe e kanë dënuar me 12 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve naroktike”, e kryer në bashkëpunim.
Po sot policia arrestoi Nikolin Dodën, 29 vjeç. Ndaj tij Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës, për dhënie pasurie”, në dy raste.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
Sigal