Në kërkim për 12 ton kanabis, arrestohet 61-vjeçari (Emri)

540
Një 61-vjeçar ka rënë në pranga, pasi ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje kanabisi. Burime zyrtare bënë me dije se Ismail Saliu, banues në Permet, ishte në kërkim për 12 ton kanabis.
NJOFTIMI I POLICISE
Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Organizat Kriminale” dhe “Kryerje e veprave nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim I. S, 61 vjeç, banues në fshatin Pagri, Përmet.
Ndalimi i shtetasit të mësipërm u bë në zbatim të urdhit të ndalimit të datës 25-04-2017 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në bazë të vendimit nr.226, datë 24.04.2017 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg në mungesë”.
Sigal