Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Rinas izraeliti

548
Shërbimet e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas, në dalje kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Nissim Reuven, 68 vjeç.
Nissim Reuven, është shpallur në kërkim nga Interpol Holanda pasi Gjykata holandeze, e ka dënuar me 12 vite burg, për veprën penale ”Eksportim dhe transportim të lëndëve narkotike”, të cilit i ka mbetur pa kryer 3 vjet e 6 muaj burg, njofton Policia.
Gjatë kontrollit në trup këtij shtetasi ju gjet dhe sekuestrua një Leje Drejtimi e falsifikuar.
Sigal