Në kërkim nga drejtësia italiane, arrestohen dy trafikantët shqiptarë

486
Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas të shpallur në kërkim, të dënuar së bashku me gati 20 vite heqje lirie. Drejtësia italiane ka dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim shtetasin Astrit Elezaj, 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi akuzohej për kryerjen e Veprës Penale “Pjesmarrja në organizatë kriminale në trafikim të lëndëve narkotike”. Gjithashtu, policia njoftoi se ka arrestuar edhe shtetasin Grigor (Genci) Lamaj, 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Milanos/Itali me vendim datë 15.10.2004 e ka dënuar me 8 vjet e 1 muaj burg për Veprën Penale “Organizatë kriminale në bashkëpunim në ndihmë dhe favorizim prostitucioni”. Shtetasi Leonart Pajolli, 47 vjeç, banuaes në Tiranë, ësthë arrestua nga policia, pasi Prokuroria Tiranë me shkresën e datës 31.03.2016 ka dërguar urdhërin e datës 31.03.2016 për ekzekutimin e vendimit penal datë 31.03.2016 të Gjykatës Apelit Tiranë, e cila e ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”
Sigal