Në kërkim nga autoritetet belge, arrestohet në Morinë shqiptari

570
Në pikën e kalimit kufitar të Morinës, një ditë më parë në orën 15:00, është arrestuar një qytetar i Shqipërisë, ndaj të cilit kishte urdhër-arrest nga Belgjika. “Në bazë të urdhëresës të lëshuar nga shteti i Belgjikës, është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë”, njofton Policia e Kosovës. I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje në qendrën paraburgimit.
Sigal