Në hasmëri prej vitesh, 2 familje falin gjakun në Shkodër

436
Një lajm i mirë vjen nga Shkodraku dy familje kanë vendosur që t’i shtrijnë dorën epajtimit njeri-tjetrit pasi prejvitesh ishin në hasmëri. Erjon Bregu ka falur gjakun e babait te tij, pasi para shume vitesh familja Miruku i ka vrare te atin. Dy familjet kanë lënë pas të shkuarën dhe i kanë dhënë besën njëra-tjetrës së mes tyre nuk do të ketë më gjakderdhje dhe vrasje.
Kryetari i shoqatës së Misionarëve të paqes, Nikollë Shullani ishte ndërmjetës për këtë pajtim. Shullani bëri thirrje që të ketë të tjera falje, ndërsa tha se gjakmarrja nuk ka kursyer as fëmijë, ndonëse kjo është në kundërshtim me kanunin. Familja Bregu dhe familja Miruku janë në gjak prej kohesh. Por djali i viktimës i ka dhënë fund kësaj gjakmarrje duke falur. Kjo duhet të shërbejë si sensibilizimin edhe për familje të tjera, pasi përballë hapjes së plageve duhet të falin. Për të mbyllur një herë e mirë këtë fenomen që në metropolin verior çdo vit njeh viktima. Kanuni vijon të zbatohet ende në Shqipëri, veçanërisht në veri të vendit, ndërsa keqinterpretimi i tij ka sjellë dhe vrasje të të miturve e grave. Ky ishte nje vendimi vështirë dhe i dhimbshëm për familjet, por që hedh dritë në të ardhmen e brezave, duke mos i lënë ata në pengun e frikës.
Sigal