Në gjyq kolumbiani, do merrte paratë e 256 kg kokainë të fshehura mes bananeve

42
Eshtë mbyllur dosja dhe është dërguar për gjykim dosja ndaj shtetasit kolumbian, Cesar Augusto Pelaez Triana i cili akuzohet se pasur detyrë të merrte paratë nga pritësit e sasisë prej rreth 256 kg kokainë, e cila u zbulua nga autoritetet e Malit të Zi një vit më parë në një anije tregtare dhe që dyshohej se kishte destinacion Shqipërinë.
“Prokuroria për Krime të Rënda e akuzon për veprën penale të “trafikut të lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë.
Shtetasi me origjine kolumbiane dhe me shtetësi spanjolle është arrestuar në Shqipëri në datë 10.06.2014, pas një koordinimi të autoriteteve shqiptare me ato malazeze.
“Ky person akuzohet nga Prokuroria se ka pasur si detyrë të merrte paratë nga pritësit e një sasie prej rreth 256 kg kokainë, e cila u zbulua nga autoritetet e Malit të Zi në një anije tregtare dhe që dyshohet se kishte destinacion Shqipërinë.
Ndërkohë, Prokuroria për Krime të Rënda, informon se në bashkëpunim me autoritetet vendase dhe të huaja, është duke vijuar hetimin për zbulimin e porositësve të lëndës narkotike.
Triana u arrestua në Rinas teksa po largohej nga Shqipëria.