Në gjithë vendin, 33 vatra zjarri aktive, në pranga 55 të dyshuar

465
Sigal

Ditën e djeshme 33 vatra zjarri vijojnë të mbajnë nën flakë mbarë vendin, ndërsa qindra të tjera janë lokalizuar dhe shuar. Në shumicën dërrmuese të rasteve, vatrat e zjarrit janë shkaktuar nga dora e njeriut dhe aktualisht 55 autorë të dyshuar, kapur dhe dërguar para organeve të hetimit. Masat e marrë në vijimësi kanë bërë që të shmanget situata e emergjencës civile, ku nga 300 vatra zjarri të shfaqura në total, secila prej tyre është lokalizuar që në momentin e parë, izoluar dhe shuar. Aktualisht në Qarkun e Elbasanit janë 7 vatra zjarri. Për shuarjen e tyre kanë vepruar me intensitet të plotë forca të zjarrfikëses PMNZSH-së, në të gjitha ato zona, ku ka qenë e mundur të operohet  nga toka. Një ndihmesë të madhe kanë dhënë në mjaft raste edhe banore në zonave e prekura nga zjarri. Librazhdi është po ashtu rrethi më i prekur në zjarre. Dje pasdite një zjarr ka shpërthyer në Dragostunjë në “Mekish”, ku janë djegur  rreth dy hektarë pyje me pisha. Në harkun kohor të një jave në rrethin e Librazhdit kanë  shpërthyer disa  zjarre si në: Borovë, Qafë Kumbëll (ku këtu ka ndërhyrë ushtria), Letëm, Qarrishtë, Dragostunjë, Qafë Shapkë, e më pas Vulçani. Sipas shefit të Policisë Pyjore Librazhd, Viktor Allko, zjarret janë izoluar.