Në 2014 u kap me 10 thasë kanabis, arrestohet një person nga Lazarati

487
Policia e Gjirokastër ka kapur një tjetër person të shpallur në kërkim që prej qershorit të 2014 gjatë operacionit antikanabis në Lazarat.
“Gjatë një operacioni të zhvilluar nga ana e Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit Nexhip Toto, banues në fshatin Lazarat ,Gjirokastër. Ky shtetas u ndalua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendim Nr . 280 , datë 17.09.2015 e ka dënuar me 4 vjet burg pasi në datë 20.06.2014 nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në fshatin Lazarat , në zbatim të Planit operacional për kontoll për bimë narkotike, u konstatua se në banesën e këtij shtetasi u gjetën 10 thasë me peshë 378 kilogram lëndë narkotike Cannabis Sattiva si dhe disa kaseta me municion , model 56 , kalibër 7.62 mm”, informon policia.
Sigal