Ndryshimet në kodin penal – Mbrojtja e votës, shitblerja do të dënohet 1-5 vjet burg

628
Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme miratoi ndryshimet në Kodin Penal që sjellin ashpërsim të dënimit për blerjen e votave.

Ndryshimet u miratuan me 123 vota pro. Ligji hyn menjëherë në fuqi pa shkuar tek Presidenti i Republikës.

Pak para nisjes së seancës parlamentare, Komisioni i reformës zgjedhore miratoi ndryshimet në propozimin për ruajtjen e votës.

Nga një deri në shtatë vite burg të propozuara nga opozita për rastet e shitblerjes së votës propozohet masa e dënimit një deri në pesë vite burg.

Financimi i partive politike nuk preket. Një tjetër pikë është edhe shpërndarja e materialeve propagandistike, të cilat do të jenë jo më larg se 5 metra nga zyra elektorale.

Cfare ndodhi ne seancen e jashtezakonshme: PD, PS e LSI miratojnë kreu e ri të KQZ, Avokaten e Popullit, Vettingun
Sigal