Ndodh në Tiranë, dy persona i ngecin pronarit të një Exhange 130 mijë euro false

525
Dy persona ditën e premte ia kanë hedhur një shtetasi me inicialet A. D., pronar i një Exhange, në rrugën “Sami Frashëri”, në kryeqytet.

Ata i kanë dhënë 130 mijë euro false për t’i këmbyer, shumë kjo e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Pasi pronari e ka kuptuar, ka bërë menjëherë denoncimin në polici, ku ka dhënë dëshminë e tij. Ai ka thënë në Komisariat se dy persona, për të cilët ka dhënë edhe detaje të tipareve me aq sa mbante mend, kanë këmbyer euro me prerje 500-she, 239 copë (ne total 119 500 euro) dhe prerje 200-she 90 copë (ne total 18 000 euro).

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të cilët do të përgjigjen për veprat penale parashikuar nga nenet 183 dhe 143 të Kodit Penal.
Sigal