Ndodh edhe kështu! Policia përdor gishtin e të vdekurit për ta zhbllokuar telefonin e tij

462
Linus Phillip u vra nga policia në Largo të Floridas, pasi ai u përpoq t’iu ikte oficerëve. Zyrtarët policorë të përfshirë në të shtënat fatale nuk do të ndiqen penalisht, por policia në Largo po vazhdon një hetim pas vdekjes së tij.
Dy oficerët policorë shkuan pa paralajmërim në shtëpinë e ku ishte vendosur trupi i pajetë i Phillipit dhe përdorën gishtin e tij në përpjekje për të zhbllokuar telefonin e tij.
Por, ata nuk e njoftuan paraprakisht familjen e tij, dhe as nuk morën urdhër për këtë veprim.
Gjykata Supreme ka pohuar se policia nuk mund ta bëjë një veprim të tillë pa një urdhër, por situata është e komplikuar ligjërisht kur pronari i telefonit është i vdekur.
Sigal