Ndjekje nga ajri dhe deti, si u kapën 4 skafistët shqiptarë me 2.5 ton kanabis në Itali

429
Të tjera detaje publikohen nga policia italiane për drogën e sekuestruar pak ditë më parë, ku u sekuestruan rreth 2, 5 ton kanabis, ndërsa në pranga ranë 4 skafistët shqiptarë. Mediat italiane raportojnë sot se ne pranga u vunë shqiptaret B. M. 40 vjeç; H. X, 30-vjec; R. B. 30 vjeç dhe C. S, 37-vjec.
Aksioni u mbajt në afërsi të Salentos, ndërkohë që policia u vu në ndjekje të një gomoneje 10 metra te gjate me dy motore te fuqishëm e cila mendohet se vine nga Shqipëria. Shqiptarët janë ndjekur nga ajri dhe deti dhe të ndodhur përballë kësaj situate kanë nisur të hedhin ngarkesën në det.
Pas kontrollit u be me dije se ne gomone ishin 105 pako me marijuanë dhe 10 pako të tjera qe ishin hedhur ne det. Ne total ishin 2517 kg dhe vera e lëndës narkotike në treg llogaritet të kapte shumën rreth 20 milione euro.
Sigal