Ndiqet penalisht babai, detyronte fëmijën të lypte

394
Një 38-vjeçar i komunitetit egjiptian në Korça procedohet penalisht në gjendje të lirë, pasi detyronte djalin e tij të mitur 7-vjeç të lypte në rrugë.
Policia e Korçë ka nisur procedimin për shtetasin S.K 38 vjeç pasi, dyshohet se ky shtetas, ka keqtrajtuar dhe shfrytëzuar si lypës, në qytetin e Korçës dhe në rrethe të tjera, djalin e tij të mitur, shtetasin K.K, 7 vjeç, duke përfituar prej punës së tij, të ardhura materiale.
Policia sqarojmë se “fillimisht, fëmija i mitur, është gjetur, rreth orës 01.00 të mëngjezit , i vetëm në rrugë, pranë derës të një lokali, nga punonjësit e Shërbimit të Rendit.”
Shtetasi K.K, deklaroi në prani të psikologes dhe të prindërve të tij, se ai detyrohej nga nëna dhe babai i tij, të lypte në rrugë dhe të ardhurat që fitonte çdo ditë duhet t`ia u dorëzonte prindërve.
Sigal