Ndihmuan të arratiseshin nga burgu 3 të dënuar për krime të rënda, mbyllen hetimet për 4 shqiptarët

487
Prokuroria e Romës në Itali ka mbyllur hetimet për 4 shqiptarë që natën e 27 tetorit të vitit të kaluar kanë ndihmuar 3 të dënuar, edhe ata shqiptarë të arratisen nga burgu roman i Rebibbias. Akuza e ngritur ndaj tyre nga prokurorët Michele Prestipino dhe Nadia Plastina është ajo ndihmës për arrati.
Nga dinamika e arratisjes, është qartësuar se tre qytetarët shqiptarë të arratisur Tesi Basho (i dënuar përjetë); Ilir Pere (i mbaronte dënimi pas 25 vjetësh për tentativë vrasje) dhe Mikel Hasanbelli (fundi i dënimit në 2020 për grabitje dhe shfrytëzim prostitucioni), që u lokalizuan dhe u kapën më 11 shkurt në provincën e Komos kishin planifikuar me kujdes arratinë.
Katër bashkëpunëtorët në fakt, i kanë pritur jashtë burgut dhe i kanë marrë me makinë jashtë mureve të burgut, duke iu mundësuar të largohen me shpejtësi. Hetimet e policisë së Romës dhe Milanos janë bazuar fillimisht dhe esencialisht në një kompleks analizash të tabulateve telefonike të familjarëve të secilit prej të dënuarve. Falë zbulimeve është arritur të zbulohen 4 bashkëpunëtorët, që u arrestuan më 13 korrik.
Sigal