Ndërtimet pa leje, pesë të proceduar brenda 24 orëve në Dibër

507
Vijon aksioni për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Brenda 24 orëve në Dibër ka nsiur procedimi penal për 5 persona, të cilët akuzohen për ndërtime pa leje.
NJOFTIMI I POLICISË
Në kuadër të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në drejtim të ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë ushtruar kontrolle për këtë qëllim, ku dhe ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve :

B.Sh, 49 vjeç, banues në Dibër, pasi në lagjen “Dobrovë”, Peshkopi, ka ndërtuar një objekt pa leje përkatëse.
A.Sh, 59 vjeç, banues në Dibër, pasi në lagjen “Dobrovë”, Peshkopi, ka ndërtuar një objekt pa leje përkatëse.
H.M, 47 vjeç,
E.M, 27 vjeç
E.M, 35 vjeç, të gjithë banues në Maqellarë, pasi në njësinë administrative Maqellarë, Dibër, kanë ndërtuar objekte pa leje përkatëse.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal
Sigal