Ndërron jetë gazetari shqiptar

195

Është ndarë sot nga jeta në moshën 61 -vjeçare gazetari i mirënjohur Kuksianë Riza Hoxha i cili vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Hoxha ka qenë një nga gazetarët e parë Kuksianë të pas viteve ’90 dhe është dalluar veçanërisht në zhanrin e reportazheve të shkruara social-ekonomike për qarkun e Kukësit .

Gazetari Riza Hoxha ka punuar për gati 20 vite si korrespondent i ATSH-së duke mbuluar Veriun e Shqipërisë.Riza Hoxha, në gazetarinë shqiptare është i njohur edhe për opinionet e vazhdueshme që botonte në gazetat shqiptare. Për kolegët Riza Hoxha ishte dhe mbetet një vlerë e çmuar e gazetarisë në Kukës e më gjerë.

Një mesazh për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Kukësit Bujar Muçmata. Ai çmoi thjeshtësinë, mirësinë njerëzore dhe profesionalizmin e të ndjerit.

Mesazhi i Bujar Muçmatas:

Me shumë dhimbje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, gazetarit Riza Hoxha. Rizai ishte dhe mbetet një vlerë e çmuar e gazetarisë në Kukës e më gjerë. Ai sot nuk është mes nesh, por la pas thjeshtësinë, mirësine e profesionalizmin e tij. I shprehim ngushellimet më të sinqerta Vjorit e familjarëve te Rizait. U prehsh ne paqe Riza!