Ndërron jetë 8 – vjeçarja që ra nga kati i 6 -të

554
Një 8 – vjeçare, e cila mesditen e sotme ra nga kati i gjashtë i një pallati në Lezhë, ka ndërruar jetë. 
Ajo u transportua në gjendje të rëndë për jetën me helikopter drejt Qendrës së Traumës në Tiranë, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë disa orë më vonë.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:50, në lagjen “Beslidhja” të Lezhës. Sipas policisë, e mitura me iniciale K.P ka rënë aksidentalisht nga apartamenti ku jetonte.
Efektivët e Lezhës vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
Sigal