Ndërron jetë 21-vjeçarja në spitalin e Fierit, familja akuzon mjekët se e lanë të vdiste

601
Familjarët e Xhuljeta Gjekës nga fshati Mujalli i Fierit, e cila ndërroi jetë në spital mëngjesin e të hënës, ankohen se mjekët e urgjencës nuk i kanë dhënë ndihmën e duhur.
Sipas familjarëve, mjekët u kanë thënë se ishte thjesht grip dhe e kanë nxjerrë nga reparti i Urgjencës. por, “vajza ishte me temperaturë 35 gradë dhe mjekët nuk bënë asnje analizë apo radiografi, i bënë vetëm serum”, thanë familjarët.
Drejtoresha e spitalit të Fierit u shpreh se eshte ngritur nje grup pune për të verifikuar rastin dhe se priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të konkluduar në shkaqet e nderrimit të jetës.


Sigal