Ndërpritet qarkullimi në aksin Qafë Mali-Fierzë, nga rrëshkitjet masive të dheut

412
Deri në orët e pasdites asnjë nga akset kombëtare të rrugëve nuk është e bllokuar. Autoriteti Rrugor i Shqipërisë thotë se grupet rajonale të saj janë në kontroll të vazhdueshëm të situatës. Ndërkohë ARRSH informon gjithë banorët e zonës Qafë Mali-Fierzë se pak minuta më parë ka patur rreshkitje masive dheu në këtë aks dhe qarkullimi është i bllokuar. ARRSH u bën thirrje banorëve të zonës që të shmangin këtë segment, ndërkohë po punohet për të rikthyer qarkullimin e mjeteve.

Në aksin kthesa e Hadroj – Qafë Benë, ka patur rënie gurësh në rrugë, por pas ndërhyrjes rruga është pastruar dhe ka filluar lëvizja e mjeteve. Tek Nënkalimi i Mulletit, rruga është devijuar në aksin e vjetër, si pasojë e pranisë së ujit. Në aksin Rrëshen – Tuneli Thirrës, në vendin e quajtur Strungaj, ka shembje masive dheu, por firma kontraktore ka ndërhyrë dhe po punohet për normalizimin e trafikut. Qarkullimi nuk është i bllokuar.
Sigal