Ndërkohë që Cali lihet në burg, pritet masa e sigurisë për Prengën

398
Gjykata e Lartë rivlerëson sot masën e sigurisë për deputetin socialist, Armando Prenga dhe 5 personat e tjerë të përfshirë në konfliktin e armatosur mbrëmjen e 4 shtatorit në afërsi të komisariatit të Kurbinit.
I pari qe ka dale para Gjykatës së Lartë ishte Gjergj Cali, ndaj te cilit trupi gjykues vendosi masen e sigurise “arrest me burg”. Pas vendimit, Cali mesohet te kete thene: “Me vrau shteti!”
Gjykata e Lartë do të vijojë seancën me Anton Lekën, Gazmir Jushin dhe Armando Prengën.
Pas deputetit Prenga, para Gjykatës së Lartë do të dalin edhe Nikoll dhe Gjok Cali.
Shorti që u hodh të hënën përcaktoi trupën gjykuese prej 5 gjyqtarësh, që kryesohet nga Mirela Fana, ndërsa anëtarë janë Artan Broci, Edmond Islamaj, Artan Zeneli dhe Tom Ndreca, të cilët do të vendosin për fatin e Armando Prengës dhe personave te tjerë.
Gjykata e Lartë hodhi shortin menjëherë pasi Kuvendi miratoi me 118 vota pro, heqjen e mandatit për deputetin socialist.
Aktualisht, deputeti ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë.
Mbi të rëndojnë 3 akuza, “armëmbajtje pa leje”, “plagosje e rëndë me dashje” dhe “kanosje”, pas përfshirjes së tij në një konflikt pronësie në Laç.
Sigal