Ndalon forcat e INUV ti prishin banesën, 74 vjeçari hipën mbi çati

487
Pas katër ndërtesave të shembura, paraditen e sotme është ndërprerë aksioni i INUV pasi një i moshuar ka hipur mbi çati, në shenjë proteste. Pas protestave dhe rebelimit qytetar ndaj forcave të policisë ditë më parë, tashmë ka vijuar normalisht aksioni i INUV në zonën e stacionit të Trenit, ku do të zbatohet projekti i Bashkisë për ndërtimin e Bulevardit të Ri. Aktualisht janë shembur katër banesa dhe puna është ndërprerë pasi qytetari Shaban Tresa refuzon të lërë shtëpinë. 74 vjeçari thotë se e ka marrë nga i ati dhe do ia lërë djalit invalid. Sipas tij, Bashkia ia ka vlerësuar me 30 mln lekë të vjetra, të pamjaftueshme për të blerë një banesë të re. Ai ka shtuar më tej se familjarisht ata po jetojnë në një magazinë.
Sigal