Ndalohet një italian, jepte ndihmë në shitjen e drogës në Tiranë

434
Sigal

Një italian dhe një shqiptar janë vënë nen hetim, ndërsa dy të tjerë janë vënë në pranga gjatë një aksioni policor të koduar ‘Proporcioni’.

Policia e Tiranës thotë se ka sekuestruar 974 gramë kanabis sativa të ndara në proporcione  gati për shpërndarje.

Në pranga janë vënë:

– S. K., 34 vjeç banues në Tiranë

– I. K., 24 vjeçe,  banuese në Tiranë

Si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasi P. Z., 23 vjeç lindur dhe banues në Itali dhe shtetasi L. Z., 27 vjeç banues në Tiranë.

Në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’, gjatë kontrollit të ushtruar shtetasve S. K., dhe I. K., policia ju gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 974 gramë  lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, ndërsa shtetasit P. Z., dhe L. Z.,  kanë ndihmuar shtetasit e arrestuar  për shpërndarjen e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.

Image