Ndalohet nga policia 29-vjeçari, do të vriste babain

493
Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga policia e Mallakastrës mbrëmjen e së enjtes. Djali 29 vjeç i familjes Kamaj ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait 67 vjeç. Në momentin që djali Kristi Kamaj po kanoste babin me armë zjarri ka ndërhyrë policia duke bërë të mundur arrestimin e tij
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij,gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale , një pushkë model 56, tre krëhra automatiku dhe 60 fishekë model 56.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”  
Sigal