Ndalohet kamioni me pelet në portin e Durrësit, si i gjeti policia 2 kg heroinë brenda

537
Një sasi prej 2 kg heroine është gjendur brenda një kamioni të ngarkuar me pelet në qytetin e Durrësit.
Kjo sasi droge u gjet gjatë skanimit të kamionit. Ndërkohë drejtoria e Doganave tha se po priten strukturat antidrogë për vijimin e hetimit të heroinës së gjetur në kamion
Autoritetet Doganore po zhvillojnë një kontroll të përbashkët me policinë kufitare pasi mjeti u skanua dhe doli i markuar.
Kamioni do imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Bari
Sigal