Ndalohet kamioni me 1 ton drogë në portin e Durrësit

465
Një kamion me 1 ton drogë u ndalua gjatë mesnatës në portin e Durrësit.

Kamioni i ndaluar në qytetin bregdetar ishte i ngarkuar me tranguj.
Kanabisi do të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Bari por si destinacion final kishte Hollandën.

Nga ky operacion në pranga ka rënë shoferi maqedonas, ndërkohë që janë identifikuar 2 persona të cilët dyshohen se kanë futur drogën në kamion, e cila u zbulua në port nga skaneri, dhe ndodhej nën arkat me kastraveca.
Sigal