Ndalohet 27-vjeçari, ndihmoi një person t’i shpëtonte policisë

449
Policia e Elbasanit ka ndaluar një 27-vjeçar pasi akuzohet se ka ndihmuar një person që t’i fshihej drejtësisë.

Blutë e qytetit të Elbasanit thotnë se Armand Perlepi, banues në Durrës, u ndalua mbi bazën e një procedimi penal më datë 22 mars, nën akuzën “Përkrahja e autorit të krimit.

“Armand Perlepi dyshohet të ketë përkrahur shtetasin R.B. me qëllim që ti fshihej drejtësisë dhe kapjes nga policia, pasi shtetasi R.B., i dyshuar si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 21.03.2017 në Lagjen “Skëndërbej” në Elbasan dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit D.I”, sqaron policia.
Sigal