Ndalohen të dyshuarit si posedues të drogës në tunelin e Piskovës

536
Dy persona janë ndaluar pas sekuestrimit të sasisë prej 768 kg kanabis në një tunel në fshatin Piskovë të Përmetit.

Operacioni u ndërmor dje, 26 maj 2017 dhe janë arrestuar si të dyshuar si posedues të lëndës narkotike.

Gentjan Hysenji, 36 vjeç dhe Donald Nikollari, 32 vjeç të dy banues në fshatin Piskovë, Përmet.

Droga ishte vendosur në 102 pako dhe thasë të përmasave të ndryshme. Lënda nakotike rezultoi se ishte në peshë totale 768 kilogramë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.
Sigal