Ndalohen 6 sirianë në Kakavijë, në pranga shqiptari që i shoqëronte

467
Gjashtë sirianë janë bllokuar në Kakavijë ndërkohë që një shqiptar është vënë në pranga për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Burime zyrtare bëjnë të ditur se personat janë evidentuar me anë të kamerave termike në vendin e quajtur “Mulliri” në Kakavijë. Ata kishin hyrë ilegalisht nga kufiri jeshil me Greqinë dhe po lëviznin në drejtim të Gjirokastrës. Zija Çollaku, 47 vjeç nga Delvina është vënë në pranga pasi po ndihmonte sirianët të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin kundrejt shumës prej 300 euro. Policia bën të ditur se shtetasit sirianë u kthyen në Greqi.
Sigal