Ndahet nga jeta vajza e sopranos Marie Kraja

67
Profesoresha dhe përkthyesja Inis Kraja, vajza e sopranos Marie Kraja është ndarë sot para kohe nga jeta. 

Lajmin e trishtë e ka ndarë përmes një statusi në Facebook, mikja dhe kolegia e saj, profesore Klodeta Dibra.

STATUSI
U prehsh në paqe fisnikja, qytetarja Inis Kraja!
Plot vite kaluam s’bashku në Fakultetin e Gjuhëve të huaja si kolege e mikesha. Të kam çmuar përherë për profesionalizmin tënd, korrektesën, miqësinë pa hile, fjalët e pakta por të mençura, buzëqeshjen ‘koprrace’ por domethënëse, hijeshinë hollake të shtatit tënd, mençurinë e fisnikërinë e trashëguar nga dy prindërit e tu të mrekullueshëm, profesori i Latinishtes dhe e madhja Marije Kraja.
Jam pa fjalë sot, Inis.Do rrokësh fort ata që të deshën e të kultivuan aq bukur, duke u ngjizur në amëshim.Qofsh e Parajsës, profesoreshë e kolegia jonë Inis Kraja!