Ndahet nga jeta Sugar Ahmeti, ish-kampioni shqiptar i hedhjes së shtizës

539

 

Sigal

Të shumta kanë qenë mediat italiane të cilat kanë raportuar
për lajmin e hidhur të ndarjes së parakohshme nga jeta të Sugar Ahmetit,
sportistit shqiptar, rekordmen i hedhjes së shtizës dhe fitues i
“Spartakiadave”, që në Itali e quajnë “Hero i dy popujve”.

Ishte viti 1991 kur Ahmeti u arratis nga
Shqipëria duke u vendosur në Livorno për të ndërtuar një jetë më të mirë për
familjen e tij.

Ahmeti ka qënë mbajtës i rekordit të hedhjes
së shtizës në vendin tonë nga viti 1977 deri më 1994, si dhe ka fituar
Spartakiadën, Olimpiada që zhvillohej mes vendeve të Bashkimit Sovjetik.Dyshohej se ai vuante nga bronkiti, por mjekët zbuluan
se ishte kanceri famëkeq dhe i heshtur që sulmon mushkëritë shkaktuar nga
fibrat asbestiti. Kjo për shkak se Ahmeti punoi për një kohë të gjatë si shofer
kamioni i një firme italiane duke iu dashur të transportojë lëkurë nga Maroku