Ndahet nga jeta gazetari Zef Lleshi, ceremonia mortore nesër në 14:00 në Mirditë

530
Gazetari Zef Lleshi nuk arriti ta fitonte betejën me sëmundjen e rëndë që e kishte prekur prej pak kohësh Ai iu dorëzua sëmundjes dhe u nda nga jeta mëngjesin e sotëm.
Nesër në orën 14:00 do t’i jepet lamtumira e fundit në vendlindjen e tij, në fshatin Rrënjë e Zezë të Rrëshenit,.
Të shumtë kanë qenë kolegët që kanë shprehur ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit Zef Lleshi.
“Kush e ka njohur e di se Zefi kishte vetëm miq, sëmundja e rëndë nuk ia mori ndjenjën e humorit, dhe se koha me njerëz të tillë është gjithnjë e bukur dhe e veçantë. Shpeshherë fatet tona nuk zgjidhen, janë produkt rrethanash jashtë nesh. Ngushëllime familjes! U prefsh në paqe miku im!”- shkruan gazetari Afrim Krasniqi në faqen e tij në “FB”.
Sigal