Ndahet nga jeta gazetari, analisti dhe pedagogu Agim Nezaj

585
Ndahet nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 54 vjeçare, gazetari, analisti dhe pedagogu Agim Nezaj. Lajmi bëhet i ditur në faqen e tij të Facebook-­ut ku shkruhet se zoti Nezaj është ndarë nga jeta ndërsa ndodhej në New York. Agim Nezaj ka lindur në Tropojë. Në vitin 1987 u diplomua në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, për “Gjuhë angleze dhe letërsi shqipe”. Po ashtu Nezaj u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999. Ai është autor i disa botimeve, ku më i fundit është ai për promovimin e natyrës shqiptare. “Mirësevini në Shqipëri”, një guidë për turistët.
Sigal