Ndahet nga jeta akademiku Ylli Popa

498
Në Shqipëri u nda nga jeta pas një gjendje të përkeqësuar kronike të shëndetit, akademiku i njohur Ylli Popa, 87 vjeç. Ai njihet si një nga figurat që hodhën themelet e mjekësisë shqiptare, veçanërisht në fushën e kardiologjisë. Nën drejtimin e tij u themelua e para katedër dhe i pari shërbim shqiptar i kardiokirurgjisë, të cilat i kryesoi deri në vitin 1993. Zoti Popa është autor i botimeve të shumta shkencore.
Ai ka shërbyer gjithashtu për vite me radhë edhe si mjek i ish diktatorit komunist Enver Hoxha. Në vitin 1990 zoti Popa ishte autor i të parit shkrim me nota kritike ndaj regjimit që kishte mbizotëruar në Shqipëri për 46 vite me radhë. Artikulli i tij i botuar në gazetën zyrtare të Partisë së Punës ishte sinjali i parë se dhe në këtë vend po niste era e ndryshimeve.
Ai ishte gjithashtu ndër themeluesit e Forumin Shqiptar për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, i cili më vonë u emërtua “Komiteti Shqiptar i Helsinkit”, e para organizatë për të Drejtat e Njeriut, kritike ndaj sistemit politik që ishte trashëguar, e cila e formalizoi veprimtarinë e saj para krijimit të së parës opozitë politike në Shqipëri. Për 10 vite më pas, nga 1997 deri në 2007, zoti Popa ka qenë Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe njihet si një nga drejtuesit më jetëgjatë të këtij institucioni, më jetëgjati pas viteve 1990.
Sigal