Nazimja del nga burgu, reagon gruaja e burrit të vrarë

558
Vetëm pak orë më parë Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nxori një dekret për faljen e pjesës së mbetur të dënimit për Nazime Vishën. Por kjo nuk është mirëpritur nga familjarët e të vrarit Fiqiri Muça, të cilët kërkuan që Nazimja të kryente deri në fund dënimin. Vendimi i Presidentit u cilësua i padrejtë nga gruaja e Fiqiri Muçës. “Presidenti s’kishte arsye pse të falte Nazimen. Nuk jemi thirrur në asnjë seancë,” ka thënë Mynyre Muça (në foto djathtas, në krah të Nazimes). Edhe i ati i viktimës është shprehur se Nazime Visha duhet të kryente dënimin. “Shteti nuk ka vendosur drejtësi për vrasjen e djalit tim,” ka thënë Zyber Muça. Nazime Vishës i kishin mbetur edhe 3.9 vite burg për të bërë. Nazime Visha u dënua 10 vite për vrasjen e përdhunuesit të saj, Fiqiri Muça.
Sigal