Nazime Visha përlotet gjatë gjyqit për amnistinë

394
Nazime Visha e cila vuan dënimin për vrasjen e një personi në 2012, ka kërkuar ulje dënimi. Seanca e sotme është shtyrë, kjo për ti dhënë kohë Prokurorisë të njihet me aktet. Sot është mbajtur seanca e parë gjyqësore për kërkesën e Nazime Vishës, për përfitim nga amnistia e fundit e 2015. Seanca e cila nuk zgjati as 5 minuta, u shty për t’i dhënë kohë prokurorisë të njihet me aktet. Ajo është parë e përlotur dhe nuk ka dashur që të pranishme të ishin televizionet. Nazime Visha, e dënuara me 10 vjet burg për “vrasje me paramendim” të kryer në moshën 18 vjeçare, kërkon edhe ulje dënimi. Visha po vuan dënimin për vrasjen e Fiqiri Muçës më 13 gusht 2012 në Kërrabë, Tiranë, nga i cili pretendonte se ishte abuzuar seksualisht për katër vite me radhë. Kërkesa e saj për ulje të masës së dënimit është depozituar në Gjykatën e Tiranës më 19 janar të këtij viti, e cila shqyrtohet nga gjyqtari Lazër Sallaku. Përmes kësaj kërkese, Visha kërkon të përfitojë nga e drejta e çdo të burgosuri me një vendim të formës së prerë për të përfituar uljen deri në 90 ditë në vit nga dënimi, për shkak të sjelljes së mirë në institucionin e vuajtjes së dënimit.
Sigal